Peleshi prezanton Shefin e ri të Shtabit të FA: Produkt i natyrshëm i karrierës së suksesshme

Peleshi prezanton Shefin e ri të Shtabit të FA: Produkt i natyrshëm i karrierës së suksesshme

Gjeneral Brigade Arben Kingji ka marrë sot zyrtarisht detyrën si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjatë ceremonisë zyrtare të prezantimit, ministri Peleshi theksoi se gjeneral Kingji vjen në këtë detyrë si një produkt i natyrshëm i karrierës së suksesshme dhe sfiduese të një ushtaraku shqiptar, pas një pune të gjatë 28 vjeçare.

Përballja me sfidat që ofron mjedisi i ri isigurisë parashtrojnë domosdoshmërinë për të pasur një Forcë të Armatosur të motivuar, të mirëpajisur dhe mirëtrajnuar, të ndërveprueshme, e cila duhet të jetë e gatshme që të realizojë me sukses misionin e saj kushtetues. Tashmë, Forcat e Armatosura janë duke u pajisur me armatim, teknikë dhe sisteme moderne dhe të ndërveprueshme.

Angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i qeverisë është vijimi i rritjes së buxhetit të mbrojtjes me synimin përmbushjen e objektivave të NATO-s brenda afateve kohore të përcaktuara, me prioritet Grup Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë, rritjen e flotës së helikopterëve, përmirësimin e kapaciteteve të Flotës Detare, si dhe jo më pak nga rëndësia, vijimin e transformimi të sistemit të edukimit ushtarak.

Ndërsa, në fjalën e tij, Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Arben Kingji u zotua se “Forcat e Armatosura do të vazhdojnë të zhvillohen e integrohen, me qëllim kryerjen me profesionalizëm të angazhimeve dhe kontributit për paqen dhe sigurinë”.

Kjo, përmes pjesëmarrjes në misione dhe operacione në kuadër të Aleancës, Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe iniciativave rajonale. Në kuadër të stabilitetit rajonal, FARSH do të jenë promotor i bashkëpunimit sa më konkret me Forcën e Sigurisë së Kosovës, realizimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta, edukim dhe dhënien e ekspertizës më të mirë ushtarake.

Gjeneral Kingji u dekretua nga Presidenti i Republikës, pas propozimit të Ministrit të Mbrojtjes dhe Kryeministrit. Më parë ai mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy