Tensionet në Kryesinë e PD, Alibeaj: Pati debate, askush nuk ka qenë nën presion

Tensionet në Kryesinë e PD, Alibeaj: Pati debate, askush nuk ka qenë nën presion

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj nuk i quan presione, por gjendje emocionale, ato që ndodhën në mbledhjen e Kryesisë.

Alibeaj ka folur për mediat para se të hynte në seancë plenare, teksa theksoi se nuk ka pasur asnjë dhunë, por vetëm fjalë.

Qëndrimet emocionale mos i merrni. Deri diku po. Në mbledhjen për aq sa zgjati, asnjë prej anëtarëve të kryesisë nuk ka qenë në presion. Unë isha në mbledhje, po them atë që mendoj dhe perceptoj unë. Ka pasur qëndrime të ndryshme, ku kanë brenda emocione dhe tensione. Por nuk është kërcënim. S’ka pasur presion. Ju mund ta perceptoni kështu. Nëse ju e konsideroni veten anëtarë të Kryesisë, edhe mundet. Kryetarët e degëve janë PD, ata që në 8 janar ishin në mbrojtje të deputetëve. Jua kërkoj unë ndjenjën nëse kjo është pak…ose jua them dhe dy herë. Por ju kërkoj të nxirrni atë që është problemi kryesor. Në mbledhjen e Kryesisë është thënë opinioni i gjithsecilit për mënyrën se si duhet të ecë përpara PD-ja.

Në vijim ai theksoi se është me idenë sipas rregullave të Kryesisë që mbledhjet nuk duhet të dalin në publik. Sipas tij, është një lloj solidariteti, ruajtje e privatësisë, e megjithatë për sa kohë është çështje publike, do duhet që PD-ja një orë e më parë të marrë formën e plotë të funksionimit të saj.

Zgjatja e drejtimit të saj edhe me kryetar të komanduar, nuk ishte zgjedhja më e mirë. Ka qenë një vendim i Kryesisë dhe grupit parlamentar. Do duhet të heqim dorë dhe nga historia që fati i një partie vendoset nga emri individual i një njeriu. Rregulli është të vendosim rregulla në statut që e bëjnë jo të domosdoshëm, jo determinant se cili është kryetari i partisë. Unë propozova një statut të ndryshuar, një kuvend të jashtëzakonshëm në shtator. Unë mbështes një parti me rregulla statutore demokratike me pushtete të ndara. Me pushtete që kontrollojnë kryetarin, me pushtete që delegohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy