
Ish deputeti I Partisë Demokratike Klevis Balliu nga studio e MCN Live teks aka komentuar lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki pa kryetar, deklaroi se grupi I rithemelimit jio vetëm që do të marrin pjesë por sic ai shprehet edhe do të fitojnë.
Ai tha më tej se ata vetë janë në diskutime me të gjitha partitë opozitare dhe në fund do të dalin me një qëndrim, ndërsa sqaroi se kandiadatët e tyre do të zgjidhen me një anëtar, një votë.
Balliu tha se Edi Rama nuk ka arritur asnjëherë ta mundë dot PD, por ka qenë Lulzim Basha ai që ja ka dhënë fitoren, sepse sipas tij vetë Basha arrin të marrë aq vota sa merr edhe Kujtim Gjuzi.
Ne do të kandidojmë dhe do i fitojmë zgjedhjet me të gjithë demokartët përmes fushatës. Rama ka dy kandidatë një për vete një për Lulin. Rama se ka mundur ndonjëherë PD është Luli që ja ka dhënë fitoren Ramës. Basha merr aq vota sa merr Kujtim Gjuzi.
Jemi në diskutime dhe mund të them se komisioni rithemelimit eshte në diskutime të plota me aletatë për një koalicion të përbashkët kundër regjimit Rama-Brava. Interes këtu ka dhe përzgjedhja e kandidatëve dhe përzgjedhja e tanëve do jetë me primare në të cilën është i ftuar çdo demokrat dhe një njeri që ska qenë pjesë e foltores dhe e mendon se mund të jetë kandidat le të vijë dhe me primare ta zgjedhim dhe ta mbështesim me fushatë.
Me të gjitha partitë opozitare jemi në diskutime dhe kur këto diskutime do mbyllen do dalim me një qëndrim. Kemi besimin e plotë që këto diskutime do të shkojnë shumë mirë me të gjitha forcat opozitare. Ka ndodhur një fenomen i çuditshëm, e vërtetë është që ka një krizë brenda PD por e para ska asnjë diskutim që kandidatët fiktiv të Bashës nuk prodhojnë asnjë problem se skanë njerëz dhe votë, por ajo që ka ndodhur është se një pjesë e madhe e demokratëve që kishin kohë që nuk ishin aktive janë kthyer në masë dhe vetë zona gri kanë besim tani.



