
Belind Këlliçi në studion e ‘Të Paekspozuarzit’ në MCN TV deklaroi se nëse ai do të zgjidhej kryetar i bashkisë së Tiranës e sheh të arsyeshme që të krijonte një vit moratorium për lejet e ndërtimeve dhe kjo për të bërë transparencë.
Ai tha se ky moratorium duhet për të çuar para drejtësisë ata funksionarë që janë përgjegjës për këto shkelje.
Duhet një moratorium një vjeçar të paktën për lejet e ndërtimeve në Tiranë së pari për të bërë transparencë për lejet që janë dhënë, për evidentim të lejeve dhe për të çuar para drejtësisë ata funksionarë që janë përgjegjës për këto shkelje. Personalisht them se duhet të ketë një moratorium për lejet e ndërtimeve që qytetarët të kuptojnë se Tirana që shtohet më 7 mijë qytetarë në vit, lejet ndërtimit shtohen me 45%. Veliaj erdhi me një premtim për moratoriumin dhe sot jemi në këtë situatën ku jemi. Jam pro faktit që duhet të mësohemi të shohim zyrtarë të veshur me pushtet që duhet të mbajnë përgjegjësi për firmat e tyre.



