Protesta e opozitës/ Ambasada italiane qytetarëve të saj: Shmangni grumbullimet

Protesta e opozitës/ Ambasada italiane qytetarëve të saj: Shmangni grumbullimet

Ambasada e Italisë në Tiranë i bëri thirrje sot qytetarëve të saj që jetojnë në Tiranë, të shmangin grumbullimet dhe turmat e njerëzve gjatë protestës së opozitës.

Ambasada ka bërë thirrje për kujdes maksimal në këtë ditë nga ana e qytetarëve të saj

Të hënën, më 8 korrik, duke filluar rreth orës 20.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë zyrës së Kryeministrit dhe Parlamentit. Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe në përgjithësi të përdorni kujdesin maksimal”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës italiane në Tiranë.

Gjithashtu, shprehet ambasada, ngjarja mund të ketë pasoja në trafik dhe në rrugët kryesore të hyrjes në qytet.

Edhe në protestat e tjera të organizuara nga opozita, Ambasada italiane i ka kërkuar qytetarëve italianë të evitojnë grumbullimet masive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy