Sot ka qenë radha e anëtarësisë së Elbasanit në PD për të votuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Nga 20 kandidatët nuk është përjashtuar asnjë, ndërsa në zgjedhje kanë marrë pjesë 1521 anëtarë, nga 2302 gjithsej, me një mesatare prej 66%. Në përfundim të procesit Partia Demokratike ka dalë me një njoftim:
“Përfundon procesi i votimit për konfirmimin e kandidatëve në Degën Elbasan. Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë. Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.
Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:
Numri i anetareve me të drejtë vote: 2302 anëtarë
Pjesëmarrja në votime: 1521 anëtarë ose 66 %
Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:
1. Anila Bishqemi
2. Anita Duhanxhiu
3. Aurel Bylykbashi
4. Besa Zhupa
5. Durim Çekrezi
6. Edmond Biçoku
7. Eliona Gremi
8. Elior Vila
9. Elsa Gega
10. Endri Hasa
11. Etleva Haxhihyseni
12. Lorenc Hastopalli
13. Luçiano Boçi
14. Mimoza Haseiku
15. Qani Xhafa
16. Shefqet Deliallisi
17. Sonila Daiu
18. Taulant Zeneli
19. Zamir Muzhaqi
20. Zheni Gjergji
Procesi i brendshëm përfundoi! Demokratët e Elbasanit janë bashkë dhe në aleancë edhe me qytetarët e ndershëm të Elbasanit do të mundin të keqen dhe do ti sigurojnë fitoren e thellë Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 Prillit 2020.”



