Avokati Naim Hasani, për protestën kombëtare të opozitës pasditen e sotme, thotë se opozita nuk ofron alternativë përballë qeverisë.
Ai deklaroi për “MCN Live”, se për Shqipërinë është emergjente një opozitë dhe një lidership opozite që premton, shpalos një program të qartë në anën e qytetarëve të Shqipërisë, për t’iu treguar se ata janë alternativa.
Qytetarët shqiptarë shohin një qeveri që ka vite në pushtet, qeveria në Shqipëri është në kulmin e saj pas 13 viteve në pushtet dhe vazhdon të thotë se do vazhdojë të qëndrojë, në një kohë që duhet të kishim një opozitë të fortë dhe opozita duhet të ishte në pushtet sot.
Fatkeqësisht shohim një opozitë totalisht të izoluar me një lider totalisht të izoluar dhe qytetarët shohin që nuk ka vizion, alternativë kundër kësaj qeverie që e ka mbushur kupën dhe ka humbur çdo legjitimitet për të qenë në krye të Shqipërisë.
Ajo që është emergjente për Shqipërinë është një opozitë dhe një lidership opozite që premton, shpalos një program të qartë në anën e qytetarëve të Shqipërisë, për t’iu treguar se ata janë alternativa.
Në pushtet vihet me alternativë, me program të qartë, me njerëz që kanë përkrahje ndërkombëtare. As në vitin 1997 opozita shqiptare nuk ka qenë në një situatë kaq të dobët, sa qytetarët jo vetëm që nuk e përkrahin por e injorojnë.
Bashkimi i Partisë Demokratike ndodh me një lidership të ri, me figura të reja, pasi lidershipi aktual i PD është totalisht i mbaruar dhe nuk iu jep alternativë qytetarëve shqiptarë.



