Mziu: Protesta e 6 dhjetorit, rast i mirë për të sensibilizuar. Porti Turistik i Durrësit, aferë korruptive

Mziu: Protesta e 6 dhjetorit, rast i mirë për të sensibilizuar. Porti Turistik i Durrësit, aferë korruptive

Deputeti i PD Xhelal Mziu foli në MCN Live mbi protestën e thirrur nga opozita më 6 dhjetor, si dhe Portin Turistik të Durrësit që e konsideron si aferë korruptive.

Lidhur me protestën Mziu thotë se opozita ka një rast të mirë për të reaguar dhe sensibilizuar ndërkombëtaren mbi diktaturën ku ndodhet vendi.

Vendi ndodhet në situatë krize, zbrazje, dhe në këtë kontekst protesta është zgjidhje ideale. Janë shumë koeçidenca me datën 6. Besoj që sot opozita jo pak keqpërdoret nga qeveria në pushtet, duke ndikuar edhe te sistemi gjyqësor. Nuk më duket e rastësishme që diskutimi në gjykatë i çështjes së PD të jetë në një ditë me Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor. E konsideroj pozitive ditën e ardhjes së trojkës në Shqipëri. Së pari për të sensibilizuar situatën ku është Shqipëria dhe kthimin e një qeverie diktature, Me dy protestat e fundit opozita ka treguar se është civile dhe qytetare. Opozita ka një rast të mirë për të reaguar”.

Sa i përket Portit Turistik të Durrësit, Mziu tha se vetëm emrin do ta ketë port jahtesh, pasi e gjithë sipërfaqja do të jetë urbane. Deputeti demokrat theksoi se ky projekt korruptiv i merr shumë vendit tonë.

Kjo aferë është korruptive. Ka një vlerë 2,1 miliardë euro, por kur futesh në detaje kupton që i merr shumë vendit tonë. Së pari kemi të bëjmë me heqjen e Portit të Durrësit, që ka qenë edhe ndërkombëtar sepse ka qenë një nyje lidhëse me Kosovën dhe Maqedoninë. Ende s’ka studim për Portin e ri. Vetëm emrin ka port jahtesh, e gjithë sipërfaqja do jetë urbane. Shumë specialistë të fushës e konsiderojnë një mikroqytet që do konkurrojë Singaporin dhe Manhatanit nga ndërtimet. Kjo do krijojë pasoja për qytetin historik 3-mijë vjeçar. Ne do japim gjithë sipërfaqen e tokës, do bëjmë edhe investime, ndërkohë që ‘Eagle Hills’ ka deklaruar se do ketë 160 milionë euro investim, 80 milionë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Çudia është që do përfitojmë vetëm nga shpërndarja e dividentit, kur kompania të filloj të ketë fitim. Ne do arrijmë t’i marrim pas 30 dhe 50 vitesh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy