Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi në intervistën e fundit se Damian Gjiknuri u hoq nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm i PS, pasi sipas tij ai i kishte dalë në mbrojte duke i thënë Edi Ramës se SPAK po shkel procedurat sa i përket çështjes së ish-ministrin.
I pyetur mbi këtë çështje nga gazetarët, Gjiknuri refuzoi të përgjigjet duke u shprehur se “këtu jemi për çështjen e Reformës Zgjedhore”.
“Shpjegimet e mia i kam dhënë në një konferencë për shtyp, kur të dalë në pension politik do shkruaj kujtimet e mia kështu që mos më kërkoni se çfarë u tha”, shtoi ai.



