
Votuesit e PD, sipas anëtarit të PD, Ervin Kulluri janë të ndarë në tre kategori.
I ftuar në “Arnautistan” në MCN TV, ai tha se PD ka votues besnik prej 400 mijë vetash, por që më e dhimbshmja qëndron në faktin se PD ka humbur shumë votues të cilat Kulluri i kategorizon në votues ideologjik, identifikues dhe intelektual të kësaj partie.
Pa kthimin e tyre si votues, Kolluri shpreh bindjen se PD nuk do të kthehet në pushtet asnjëherë.
“Flas për votuesit e PD, ka një pjesë 400 mijë votuesit, kësaj radhe ju shtuan mëse 100 mijë vota, nga LSI dhe nga PS, por është një pjesë që nuk voton për Lul Bashën, por mbi 170 mijë votues janë larguar që nga viti 2013 dhe ata nuk votojnë dhe ata kanë arsye ideologjike, identifikimi, intelektuale me këtë parti, dhe nuk e shohin vetën të përfaqësues më në këtë parti. Unë jam zë publik, dhe e ndjej detyrim dhe etikë për të votuar PD, edhe pse jam anëtare di që ngjan pak komuniste, ne përfaqësojmë ata, sepse ata kanë arsye të forta që se votojnë PD, por pa këta, PD, nuk vjen kurrë në pushtet”, tha Kulluri.



