Opozita bojkoton komisionin e për territorialen/ Mazniku: I drejtohemi Kuvendit për të fituar kohën e humbur

Opozita bojkoton komisionin e për territorialen/ Mazniku: I drejtohemi Kuvendit për të fituar kohën e humbur

Kryetari i komisionit të reformës territoriale, Arbjan Mazniku, në mbledhjen e sotme, deklaroi se do t’i drejtohen Kuvendit për të ndryshuar përbërjen e komisionit në mënyrë që të hapet rruga për vijimin e punës.

 

Ndërkohë që opozita bojkotoi mbledhjen e sotme të komisionit, Mazniku tha se e sotmja është mbledhja e katërt ku opozita nuk vjen dhe kjo bën që të humbet kohë.

 

Reforma territoriale duhet mbyllur deri në muajin korrik. Nisur nga nxitimi dhe nevoja për të realizuar objektivat, kemi kërkuar krijimin e një mekanizmit zhbllokues duke shtuar një anëtar të Partisë Socialiste në komision. 

 

Kjo nuk do të thotë që opozita nuk do ketë fjalën e saj, 8 vendet e saj i ka të garantuara. Nesër do t’i drejtohemi seancës për të ndryshuar përbërjen e komisionin për të fituar kohën e humbur.

 

Demokratët pretendojnë se Partia Socialiste e ka gati draftin dhe do të zvogëlojnë numrin e bashkive dhe se gjithçka e ka fasadë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy