
Analisti Armand Shkullaku në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se sipas tij Berisha fitoi aspektin moral më 8 janar, pasi Basha tregoi se bashkëpunoi me qeverinë kundër anëtarësisë së tij.
“Në aspektin moral e fitoi Berisha, për dikë që pretendon të ketë pastërtinë dhe besueshmërinë e opozitës sepse një opozitë që bashkëpunon me qeverinë kundër anëtarësisë së vet nuk ka vlerë.
Por këtu nuk është në lojë kredibiliteti, nuk është çështja e moralit politik, apo votave. Por kemi një sistem që bëhet bashkë kundër statukuos dhe kemi një mazhoranc që e dimë si i ka marrë zgjedhjet dhe ka mbështetje ndërkombëtare dhe një opozitë që merret prej veshi nga ndërkombëtarët që çohet në parlament dhe jep një lloj fasade demokratike. Pra dikush që e sheh nga jashtë thotë që qenkan të kompletuar.
Në 8 janar ne pamë që u bë bashkë, opozita, fasada, qeveria dhe ambasada amerikane. Situata që ne pamë ishte e trishtueshme. Këtu nuk ka shpresë që të lind një forcë e re që mund të prekë interesat e stabilokracisë.”, u shpreh Shkullaku.



