Rama i përgjigjet opozitës për “Escobarin e Ballkanit”: Kjo e sotmja u djeg posaçërisht

Rama i përgjigjet opozitës për “Escobarin e Ballkanit”: Kjo e sotmja u djeg posaçërisht

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish në lidhje me arrestimin e Klement Balilit.

Kreu i qeverisë i është kundërpërgjigjur me një “cicërimë” në rrjetin social "Twitter" opozitës në lidhje me dorëzimin e më pas arrestimin e Klement Balilit, i njohur si “Escobari i Ballkanit”.

Të shumtë kanë qenë eksponentët e opozitës që kanë folur në lidhje me dorëzimin e Balilit, por sipas Ramës taktika e akuzat ndryshojnë sa herë që diçka ndodh.

Kreu i mazhorancës thotë se ky është avazi opozitar prej më shumë se 5 vitesh por se kjo e sotmja u djeg posaçërisht.

"Kur kapen janë ata që na kapin ne!Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre!Kur nuk kapen jemi ne që s'i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin!Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysëm po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s'kanë faj fare,as njëri as tjetri", shkruan Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy