Shehu: Rama s’mund të vendosë kush deputetë do kërkojë rezoluta, së shpejti do përballet me lëvizje popullore

Shehu: Rama s’mund të vendosë kush deputetë do kërkojë rezoluta, së shpejti do përballet me lëvizje popullore

Deputeti i PD-së Tritan Shehu paralajmëron se Rama do të përballet së shpejti me një lëvizje popullore, si i vetmi mekanizëm që ai di ta “kuptojë”.

Reagimi i Shehut ka reaguar për qëndrimet e maxhorancës ndaj projekt-rezolutës së deputetëve të PD mbi gjenocidin në Srebrenicë, çështjen e Presidentit, por edhe deklaratat e Ramës dhe mocionin me debat ndaj tij.

Sipas Shehut, PD e humbi shansin për të qenë determinuese në zgjedhjen e Presidentit që më 26 prill, kur në vend që të përfshihej në dokumentimin e manipulimeve të zgjedhjeve u koncentrua tek “karrigia” e kryetarit të saj.

Postimi i plotë

1-Presioni i Vuçiç dhe ndërvarja e Ramës ndaj tij, shkaku i vërtetë i bllokimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë. Ky është problemi real me të cilin u ballafaquam, që në fakt është shumë më i gjerë.

Nuk është e nuk mund të jetë Rama që të vendosë se kush nga deputetet do të kërkojë rezoluta a nisma të tjera. Ishte befasues qëndrimi kundërshtues i maxhorancës në Konferencën e kryetarëve e në seancë.

Kjo nismë ishte e mirë menduar politikisht për të gjithë faktorët, që e kërkojnë një miratim të tillë.

Faktorë këto të lidhura me detyrimet e tona, boshllëkun që ne kemi në një pozicionim të tillë, por dhe me zhvillimet e fundit mbas agresionit fashist rus në Ukrainë, shenjave destabilizuese që transmetohen në Rajon, kryesisht nëpërmjet Serbisë.

2-Ndërkaq ndaj deklaratës së Ramës “për ndryshimin e kursit të Shqipërisë nqs nuk hapen negociatat”, është kërkuar një tjetër Mocion me debat e Rezolutë.

Kjo është një deklarate tejet e rrezikshme. Ndryshimi i kursit tonë evropian e Perëndimor është sinjal tradhtie kombëtare, tradhti ndaj mijëra vite histori të shqiptarëve, aspiratave tona të pa tjetërsueshme.

3-Në lidhje me zgjedhjen e Presidentit u caktuan dy kolegë për të shkëmbyer mendime e rakorduar veprimet me partitë e tjera opozitare, jo me Ramën. Unë mendoj se të paraqitësh emra në këto momente është absurde, është të biesh pre a të bësh lojën e Ramës. Qëndrimi i ynë do të shprehet me votë, ndërkaq po e ndjekim me vëmendje situatën, pa u përfshirë në këtë maskaradë.

PD e humbi shansin për të qenë determinuese në zgjedhjen e Presidentit që më 26 prill, kur në vend që të përfshihej në dokumentimin e manipulimeve të zgjedhjeve u koncentrua tek “karrigia” e kryetarit të saj. Sot mos të kemi iluzione, Rama i ka numrat. Rama nuk është njeriu i marrëveshjeve dhe respektimit të tyre, kjo tashmë dihet.

4-Rama do të përballet së shpejti me një lëvizje popullore, si i vetmi mekanizëm që ai di ta “kuptojë”.

5-PD do të përfundojë procesin e riformatimit të saj me zgjedhjen e Kryetarit të PD më 22 Maj me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarësisë. Kjo është PD, dhe kështu vendoset ku është PD, jo instrumente qeveritare.

Duhet të kuptojmë se ka vetëm një PD, ajo reale, që po bën opozitë, që po përfundon organizimin, po konsolidohet që nga baza dhe shpejt do të ngrejë qytetarët.

6-Harrojeni atë virtualen në 3D, që Rama me disa të tjerë kërkon të krijoje.

7-Në lidhje me deputetët e PD dëshiroj t’u kujtoj kolegëve rregullin e artë për ata:

Deputetet pa dyshim përpiqen të influencojnë tek elektorati, por më tej janë të detyruar të ndjekin elektoratin e tyre.

Ndryshe e humbin atë e kthehen në “Zero deputetë”, pa asnjë vlerë, thjesht në rrogëtarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy