
Nga studio e ‘MCN Live’, analisti Shpëtim Nzarko ka komentuar paketën anti-krizë të prezantuar nga qeveria një ditë më parë. Ai tha se Shqipëria ka resurse të mëdha sa i përket energjisë, por sipas tij ajo që kryeministri nuk e ka kuptuar është strategjia, investimi.
Sipas qeverisë para disa ditësh kryeministri e theksoi se në raste emergjence nëse nuk bie shi i madh do i kërkojë BE deri në fund të vitit një shifër prej 500 mln eurosh borxh. Qeveria s’mund të marrë borxh për të mbytur krizën. Ndërkohë që këto tipare janë të qeverive lindore sepse mbyllin dyert e kafazit kur buajt marrin arratinë. Shqipëria ndryshe nga shumë vende ka resurse të mëdha sa i përket energjisë. Por lumenjtë tanë janë të rrëmbyeshëm në dimër dhe të thatë në verë dhe ky është një problem i përjetshëm i vendit. Kemi folur për energjinë fotovoltaike, Shqipëria i ka burimet për të, por deri tani ka treguar vetëm fjalë dhe në një plan veprimi Shqipëria do shfrytëzonte ato që një botë e qytetëruar do duhet të përdorte. Atë që se ka kuptuar kryeministri jonë është te strategjia, investimi. Në këtë sens Shqipëria do përballojë një krizë që ka pasur gjithmonë të menaxhaueshme qoftë në ujë, fotovoltaik apo naftës. Nëse vërtet do kishim fotovoltaikët e Nartës dhe tec-et, Shqipëria do qeshte me të tjerët dhe do nxirrte para dhe jo të kërkonte para borxh.
Ndërsa duke u ndalur tek tec-et lundruese, Nazarko u shpreh se ato janë një përrallë që nga koha e Nanos.
Tec-et lundruese përveç ndotjes kanë kosto të madhe që justifikohet vetëm në raste lufte dhe në këtë sens s’besoj, është një përrallë që nga koha e Nanos. Por mendoj se është e lidhur së pari me kostot, pa marrë parasysh ndotjen. Halli i energjisë është një hall tani. Në këtë sens besoj se kriza vjen nga energjia, mungesa e opozitës, dhe keq menaxhimit dhe një qeverie të dobët, këto janë faktorë që dimri duhet ti bëjë shqiptarët të arsyeshëm dhe do e quaj dimrin e fundit të një klase politike të qetë. Do jetë një dimër shumë i vështirë.



