Kreu i PBDNJ Dule deklaroi në emisionin “Arnautistan” se qëllimi final është rrëmbimi i mandatit të Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës. Dule tha se Shqipëria tashmë ka hyrë në hartën e vendeve me të burgosur politikë, duke sjellë në vëmendje raste të të burgosurve në Turqinë e Erdoganit dhe Rusinë e Putinit. “Beleri është një figurë e paragjykuar. Nuk kandidon për herë të parë, ka kandiduar edhe në vitin 2015. Ajo që arriti z.Beleri ishte e paprecedentë, pozitivisht. Nuk ka asnjë arsye që Beleri të rrijë në paraburgim. E gjithë procedura ndaj z.Beleri ishte e jashtëligjshme. Në këto momente që jemi është imediate nevoja e lirimit, që të ushtrojë detyrat. Qëllimi final është rrëmbimi i mandati dhe i bashkisë. Ngjarja është e rëndë, e paprecedentë, Shqipëria ka hyrë në hartën e vendeve me të burgosur politikë. Më vjen keq ta them këtë”, u shpreh Dule.



