Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, Xhonatan Pano shprehet optimist për t’u zgjedhur deputet dhe gjithçka e mbështet në punën që po bëhet dhe frymën që ndihet në terren.
Me ardhjen e Partisë Demokratike në qeveri ne do të synojmë një administratë më të vogël dhe efikase, se aktualisht e ka kaluar 200 mijë.
Edhe Bashkia e Tiranës është tre herë më e madhe si staf administrativ se sa në momentin kur ne e dorëzuam.
Ai tha në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV se është i djathtë klasik dhe se nuk ka gjë më të bukur se sa të mbrohen disa kauza që nuk mund të tjetërsohen, si familja.
Ne nuk jemi kundra një grupi, çdo njeri është i lirë ta jetojë seksualitetin e vetë si të dojë.
Por problem për ne është kur kjo agjendë kërkohet që t’i imponohet pjesës tjetër të shoqërisë.
Ne po bëjnë punën tonë brenda Këshillit Bashkiak.
Se për shembull bashkia favorizon më shumë një çift homoseksual se sa një çift normal për të përfituar kredinë e butë.
Pano shtoi në vijim se në Bashkinë e Tiranës ka kopshte dhe çerdhe që jepen me qira 9 mijë euro në muaj, por se nuk bëhet transparencë, pavarësisht kërkesave që bëhen nga këshilltarët bashkiak.



