Partia Fryma e Re Demokratike ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit. Gjatë fjalës së tij, kreu i FRD, Bamir Topi u shpreh se FRD do i përgjigjet të gjitha sfidave dhe do prezantohet denjësisht në zgjedhje. Duke komentuar aktualitetin politik, Topi tha se rrënimi i shtetit nisi më 21 prill 2008, pak ditë pas Gërdecit.
Topi ka sulmuar marrëveshjen mes PS-së dhe PD-së e arritur dy javë më parë. Topi tha se Basha dhe Rama treguan dyfytyrësi si politikanë.
Sipas Topit, Basha bëri pirueta nga më të ndryshmet që të dilte nga çadra.
“Ata duan të marrin fitore poshtë tavolinës, duke krijuar kushte jo të favorshme dhe jo të barabarta për të gjithë. Ata na vendosën nën presion. Basha që sulmonte FRDnë nga çadra bëri ç’mos që të dilte nga çadra”, tha Topi.



