Shpopullimi, Meta- të rinjve: Koha që të marrin në dorë fatet e tyre

Shpopullimi, Meta- të rinjve: Koha që të marrin në dorë fatet e tyre

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është drejtuar sot të rinjve, duke i kërkuar të jenë të bashkuar dhe të marrin në dorë fatet e tyre.

Deklarata e presidentit vjen pas takimit me një grup të rinjsh të programit të OSBE-së në Shqipëri “Youth Trail”, takim ku i pranishëm ka qenë edhe Ambasadori i OSBE-së, Vincenzo Del Monaco.

Ka ardhur koha për një zgjim dhe shkundje të rinisë, për të marrë në dorë fatet e saj dhe të së ardhmes së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për këtë është e domosdoshme që rinia të jetë e bashkuar dhe ndërvepruese, veçanërisht për të nxitur llogaridhënien në çdo nivel dhe refuzuar politikat qeverisëse, që nuk i dëgjojnë, nuk i përfshijnë dhe nuk ju japin asnjë mundësi për të shpalosur potencialet e tyre.

Meta theksoi se një shqetësim i madh është largimi i të rinjve dhe shpopullimi që sjell një lëvizje e tillë për vendin tonë, ndërsa rikthimin e shpresës tek kjo grupmoshë, ai e quajti një domosdoshmëri

Shqetësimi im i madh është shpopullimi, veçanërisht largimi i të rinjve, që përbën një kërcënim mjaft serioz për të ardhmen e vendeve tona, veçanërisht të Shqipërisë. Është thelbësore të rikthejmë shpresën dhe besimin tek të rinjtë, për t’u krijuar të gjitha hapësirat për të ndërtuar në vendin e tyre, të ardhmen e sigurt europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy