Balla-opozitës: Po përdorni Kosovën si instrument për të goditur kryeministrin Rama

Balla-opozitës: Po përdorni Kosovën si instrument për të goditur kryeministrin Rama

Nga foltorja e Kuvendit, Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh se Shqipëria e përfaqësuar nga qeveria e Ramës ka qenë dhe do të jetë përkrahë Kosovës.

Ai tha se orientimi i Kosovës dhe Shqipërisë drejt Perëndimit është e ardhmja për sigurinë, ndërsa theksoi lidhur me miratimin e Rezolutës për Kosovës, se ky është hapi i duhur i Shqipërisë.

Sipas tij, Kuvendi sot duke e votuar me votë unanime këtë rezolutë është hapi i duhur që duhet të bëjmë.

Shqipëria dhe Kuvendi sot dënon ashpër sulmin e 24 shtatorit në Kosovë ky akt është një sulm kriminal dhe është kërcënim për sigurinë me pasoja për Evropën tonë të përbashkët. Vrasja e një efektivi në krye të detyrës e bëri këtë akt edhe më të dënueshëm. Sot po përballen me tentativa për të ndërhyrë një të ardhme të begatë.

Qëndrimi zyrtar i Shqipërisë përmes Ramës është i duhur. Ka ca këtu te ne, gjoja patriot të mëdhenj që nga inati i ditës e përdorin situatën e 24 shtatorit si instrument për të goditur kryeministrin e Shqipërisë. Njëri kishte 10 minuta kohë sulmoi kryeministrin dhe nuk dënoi sulmin. Sikur iu hap barku. Shqipëria e përfaqësuar denjësisht nga qeveria e Ramës ka qenë dhe do të jetë përkrahë Kosovës.

Sa më lartë të ngrihet Shqipëria në nivel ndërkombëtar aq më e madhe do jetë mbështetja për Kosovën. Nuk ka qenë kurrë Shqipëria më lart sesa është sot. Orientimi i Kosovës dhe Shqipërisë drejt Perëndimit është e ardhmja për sigurinë. Shqipëria ka qenë dhe është përkrah Kosovës. Kuvendi sot duke e votuar me votë unanime këtë rezolutë tashmë të prezantuar nga kolegia Kodheli është hapi i duhur që duhet të bëjmë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy