
Gazetari Arian Çani, i gjatë analizës së tij përkitazi me deklaratat e Edi Ramës, kundër SPAK, tha në emisionin e sotëm "Të Paekspozuarit", te gazetari Ylli Rakipi, në MCN TV, se ai ka tre arsye, të cilat e çuan te kjo deklaratë.
Sipas Çanit, ai do të tregoj që nuk ka dorë në drejtësi, që e bën për të “mbrojtur”, Metën e Berishën, dhe se ka nga frika se SPAK do të gjykoj personazh të tjerë të partisë së tij, i thotë prokurorisë Mjaft më.
Duhet të kuptojmë se pse e bënë Rama këtë, dakord e bën, por pse e bën.
Në kontekstin aktual janë disa skenarë të mundshëm. Skenari numër një, është që Rama ka shumë gjasa që gjithë këtë luftë dhe fushatë kundër drejtësisë së re, e bën për të mbrojtur Berishën dhe Metën. Sepse ai e di shumë mirë që është krijuar një opinion, që SPAK duhet të merret me Berishën. Është shumë e vështirë që SPAK të veprojë nën presion politik. Rama fiks në këtë moment, kur njerëzit e kanë kokën te SPAK, thonë a po heton SPAK ndonjë nga çështjet, në këtë moment, Rama godet dhe bën fiks të kundërtën e asaj që mund të prisnim.
E kam të pamundur të imagjinoj, që SPAK të marrë Berishën të pandehur. Do të ishte skandaloze. As Ramës vetë nuk do ti interesonte.
Ai në njëfarë mënyre, siguron edhe të ardhmen e vetë post-politike.Pasi të mos jetë më në karrierë aktive.Çfarë interesi ka Rama që sot të dënohet Berisha dhe Meta? Nesër do ti vijë rradha. Një kjo.
E dyta, sepse me një gur vret disa zogj. Ai do të krijojë idenë, që pas 3-4 muajsh, opinioni publik, del se drejtësinë nuk e ka në kontroll Rama. Njerëzit do të thonë nuk e paska Rama në kontroll drejtësinë. Është teatër, kamuflazh, që Rama di ta bëjë shumë mirë. Pse e bën Rama? U shuan inceneratorët. Ke parë të flitet për inceneratorët?
Ka fjalë që ka ministra që mund të jenë në hetim. Rama e ka marrë vesh, i thotë SPAK-ut boll, mjaft. Pra me një gur vret dy zogj!



