Zgjedhjet, Bardhi: Alternativa më e mirë për PD, përfaqësimi me një kandidat të unifikuar

Zgjedhjet, Bardhi: Alternativa më e mirë për PD, përfaqësimi me një kandidat të unifikuar

Gazmend Bardhi në emisionin Të Paaekzpouarit në MCN TV duke komentuar lidhur me protestën e thirrur nga Berisha tha se e mbështet dhe se do jetë i pranishëm, ndërsa theksoi se me protestat nuk merret pushteti.

Ndërsa referuar zgjedhjeve të 14 majit, Bardhi tha se duhet të ketë një unifikim për të dalë me një kandidat. Sipas tij, nëse ka vullnet nga të dyja palët çështja është e zgjidhshme.

Kam thënë se do të jem në protestë sepse mbështet çdo protestë. Ne jemi anëtar të grupit parlamentar të PD-së dhe Alibeaj është kryetari i saj dhe secili prej nesh është anëtar i PD. Çdo reagim qytetar që është kundër qeverisë ka mbështetjen e çdo anëtari të grupit parlamentar të PD. Me protesta politike nuk merret pushteti, ato janë të suksesshme, por nëse ne duam të vijmë në pushtet duhet të paraqesim alternativën e besueshme sepse ajo ideja e ikjes së një partie dhe ardhja e një tjetre pa bërë asgjë nuk i shërben Shqipërisë. 

Kundërshtari ynë është Edi Rama dhe kemi vendosur që beteja e parë brenda PD për ta bërë atë më të mirë dhe ta bëjë alternativë qeverisëse është beteja me kundërshtarin politik. Besojmë se ky ngërç brenda PD një ditë do të marrë fund dhe duhet të marrë fund sepse vendimet e njëanshme e thellojmë më shumë këtë përçarje. Besoj fuqimisht se pavarësisht problemeve që kemi mes vetes në zgjedhje duhet të përfaqësohemi me një alternativë të unifikuar. Besoj se ne mund të gjejmë zgjidhje nëse ka vullnet sepse dalja me një alternativë i shërben PD dhe vetë Shqipërisë. Nëse ka vullnet nga të dyja palët çështja është e zgjidhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy