Hila: Dikush i ka mbushur mendjen Ramës për inceneratorët. Do të zgjedhë dikë të urtë për President

Hila: Dikush i ka mbushur mendjen Ramës për inceneratorët. Do të zgjedhë dikë të urtë për President

Analisti Dritan Hila për çështjen e inceneratorëve ngre pikëpyetje se kush ka qenë ai njeri që ka besimin e Edi Ramës dhe iu imponohet ministrave.

Ai shton se Rama nuk e ka futur familjen e tij në këtë punë, pasi fëmijët i ka në punët e tyre, ashtu sikundër dhe bashkëshortëet.

Për emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, deklaroi se është dikush që spekulon me inceneratorët dhe tha se Rama duhet të japë emrin e tij.

E di që ai njeri është shumë i fuqishëm dhe të tillë në qeveri, mund të jenë dy vetë. Shkresa mund të firmosë nëse bëhet fjalë për fushë sporti, basketbolli, lulishte dhe jo 120 milionë euro.

Dikush i'a ka mbushur mendjen se është procedurë ligjore, po flas si njeri pa pasione.

Nuk është as Alqi, as ky biznesmeni i inceneratorëve që po të njohësh do të vijë për të qeshur. Ai s’merr dot as 100 mijë euro.

Sa i takon çështjes së Presidentit, Hila thotë se do zgjedhë atë që ka në mendje, që si hap telashe, një President të urtë, se Rama është në një pikë që ka një nocion të vetin se si do ta bëjë vendin.

Shpresoj që të jetë një nocion i mirë që të ketë këshilltarë të mirë dhe nuk do të harrojë kohë me cic mica. Rama nuk do të merret me zbavitjen tonë, me zbavitje merret kur i plas ndonjë skandal.

Rama është strategu më i mirë i gjithë politikanëve tanë. Të jesh i bindur që Presidenti nuk është njeri që do të surprizojë perëndimorët apo shoqërinë civile, do jetë një person që përputhet dhe e ndihmon.

Rama është njeri ambicioz do të vendosë rekorde, është njeri me ego, ngjan nga dajat e tij, ka nervin e Vlorës, do të vendosë rekorde. Nuk ka dëshirë të ikë nga pushteti para Sali Berishës.

Të gjithë ata që thonë se Rama u lodh. Nuk do e dorëzojë vetë pushtetin, vetëm mund t’ia marrësh. Mund të luftojë dhe për mandatin e pestë se të katërtin e ka të marrë.

E shoh mandatin e katërt të sigurtë për Ramën. Ai thotë çfarë ka Orban më shumë se unë?

Merkeli nuk kishte respekt për vete? Iku mbasi mbaroi mandatin e katërt për arsye shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy