Ruçi pret deputetët e Kuvendit të Kosovës: Një hap pozitiv i bashkëpunimit mes dy vendeve

Ruçi pret deputetët e Kuvendit të Kosovës: Një hap pozitiv i bashkëpunimit mes dy vendeve

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur sot në Tiranë një delegacion me deputetë nga Kosova. Vizita e parlamentarëve kosovarë vjen pas miratimit të dy rezolutave për heqjen e roaming dhe kontrollit doganor në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Kosovës kanë njohur Gramoz Ruçin me këto dy rezoluta, i cili ka shprehur edhe dakordësinë.

Kryetari i Kuvendit nënvizoi se ky është një hap pozitiv i bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosoës.

 “Është detyra e kuvendeve të të dy vendeve të lehtësojmë bashkëpunimin e gjithanshëm midis Shqipërisë e Kosovës, në mbështetje të interesave të qytetarëve. Për të dy palët ekziston vullneti i plotë dhe i qartë politik. Këto rezoluta janë një hap pozitiv, por duhen parë me kujdes teknikalitetet e zbatimit të tyre prej qeverive dhe institucioneve të të dy vendeve”, u shpreh Ruçi.

Gjatë bisedës u ra dakord që kuvendet e të dy vendeve duhet të nxisin bashkëpunimin edhe nëpërmjet komisioneve parlamentare.

Gjithashtu u bisedua edhe për çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh në fushën  e energjisë, njehsimit të diplomave e plotësimit të standardeve të integrimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy