Vdekja e 32-vjeçarit/ Vangjeli: Policia, e keqpaguar dhe e keqpërdorur. Opozita bën politikë dite me arkivol në krah (VIDEO)

Vdekja e 32-vjeçarit/ Vangjeli: Policia, e keqpaguar dhe e keqpërdorur. Opozita bën politikë dite me arkivol në krah (VIDEO)

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi në MCN Live rastin e rëndë të vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë gjatë shoqërimit nga policia në Komisariatin nr.3.

Vangjeli vuri në dukje se uniformat blu janë të keqpaguara dhe të keqpërdorura, ndërsa shtoi se kush ka gabuar duhet të ndëshkohet sot që ngjarja të mos ripërsëritet nesër.

Vangjeli shtoi se opozita po tenton që të bëjë politikën e ditës me arkivol në krah.

Po ashtu analisti tha se nuk duhet kërkuar skeda penale e qytetarit në raste të tilla, duke e paracaktuar personin si fajtor para opinionit publik. 

Një palë tenton të justifikohet dhe një palë tenton të akuzojë, ndërkohë që e vetmja gjë e pandryshueshme është vdekja e dhimbshme e 32-vjeçarit. Në këtë dynja të drejtë kanë vetëm të vdekurit. Edhe këtë herë pati ngut. Pati disa deklarata kundërthënëse të policisë. Duhej kohë, e vetmja gjë që policia mund të bënte në momentin e parë është transparenca, procedura, çfarë ka ndodhur, ku ka ndodhur, dhe çfarë ka çaluar. Opozita godet në bllok policinë dhe e konsideron vrasje. Tenton që me arkivol në krahë të bëjë politikën e ditës. Kërkohet pak qetësi dhe maturi për të respektuar atë që iku dhe s’vjen më.

Ligji për Policinë e Shtetit është i qartë, përcakton rastet kur ndodh shoqërimi dhe shpjegohet mënyra si ndodh kjo. Jo çdo polic është zot i rrugës dhe ka të drejtë të të marrë në komisariat. Pyetja e parë është a ishim në këto kushte të parashikuara nga ligji? Nga momenti që personi prangoset duhet të ndalojë menjëherë përdorimi i forcës. Sqarimi it ë gjitha këtyre hallkave shkon përtej atyre emrave të përveçëm. Janë pezulluar që mbrëmë në darkë dhe është një hap normal. Duhet të këtë gjakftohtësi nga opozita. Policia është e detyruar që atë që thotë ta thotë tamam.

Sa herë që ka incidente të tilla kërkohet skeda penale e qytetarit, ka precedent, është trafikant, a thua se çdo kundravajtje penale që ka bërë gjatë gjithë jetës e përcakton fajtor para syve të opinionit publik. Kjo është kriminale. Është institucioni i rehablititmit që këta se kanë idenë, si komunistët dje thonë që e bërë një herë mëkatin je mëkatar gjithë jetën. Në Shqipëri që nga viti 1995 është larguar dënimi me vdekje. Edhe në këtë rast, gjithçka të ketë bërë, jeta është e shenjtë dhe s’ka të drejtë askush ta marrë atë.

Trupa policore është e keqpaguar dhe keqpërdorur. Kanë dalë nga funksionimi minikamerat. Trupa policore është në presion për ekzistencën, për të çuar bukë në shtëpi. Pak kush mendon që edhe ata njerëz kanë nevojë për ndihmë psikologjike. Edhe shkopinjtë politikë ndikojnë në këtë gjendje. Policia shikohet herë si thes boksi, herë si dorezë boksi për të goditur kundërshtarët. Kush ka gabuar të ndëshkohet, që mos ripërsëritet nesër”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy