Bushati: Zgjedhjet për kryetar dege po përçajnë bazën, na duhet një Kuvend Pajtimi

Bushati: Zgjedhjet për kryetar dege po përçajnë bazën, na duhet një Kuvend Pajtimi

Në mbledhjen e grupit të PD, deputeti Helidon Bushati ngriti shqetësimin e përçarjes së zbritur në bazë. Bushati bëri përgjegjës për këtë përçarje procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri, nisur nga Komisioni i Rithemelimit.

Flasim gjatë gjithë kohës për bashkim,  por në fakt në bazë po ndodh krejt e kundërta. Kam vërejtur me shqetësim se ky proces i nisur nga Komisioni i Rithemelimit, me të vërtetë po zgjedh një kryetar të ri dege, por po e thellon përçarjen. Pavarësisht se rithemelimi mund të gëzojë mbështetjen e shumicës, procesi nuk është gjithëpërfshirës.

Bushati ka hedhur idenë e një Kuvendi Pajtimi.

Të ndalohet procesi i zgjedhjeve në degë. Të shtyhet për një periudhë jo më shumë se 1 mujore derisa të ndërmerren hapa të integrimit të të gjitha grupimeve në këtë proces. Gjatë kësaj periudhe mund të vendosim të mbledhim një Kuvend gjithëpërfshirës, le ta quajmë "Kuvend Pajtimi" nga ku të dalim me mesazhe të qarta për të ardhmen tonë dhe rikthimin si alternativë qeverisëse.

Nëse ky hap merr dakordësi, automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi në debate juridike.

Të ndalohet që sot dalja në televizione e kolegëve tanë të këtij grupi, duke mbajtur qëndrime apo duke mbrojtur qëndrime kontradiktore me njëri-tjetrin që evidentojnë dhe japin mesazhin se përçarja vazhdon.

Sot vetëm bashkimi e shpëton Partinë Demokratike, çdo proces tjetër vetëm sa e zvogëlon atë dhe nuk e bën kurrë fituese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy