Biden uron 109-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj duke strehuar afganët

Biden uron 109-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj duke strehuar afganët

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka uruar 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë përmes një letre drejtuar homologut Ilir Meta.

Në letër, Biden shkruan se këtë vit përkujton 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, ndërsa thekson ato që Shqipëria ka arritur që prej 91’ janë mbresëlënëse.

Më tej Biden shkruan se Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke strehuar afganët e rrezikuar në vendin e tyre.

Letra e plotë:

I dashur Zoti President,
 
Në Ditën tuaj të Pavarësisë, e uroj Shqipërinë në emër të popullit amerikan!

Këtë vit ne përkujtojmë tridhjetëvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe festojmë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe mbi vlerat tona demokratike dhe përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut, që ndajmë sa bashku.
 
Ato që Shqipëria ka arritur që nga viti 1991 janë mbresëlënëse.

Sot, Shqipëria është një vend mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e sapofutur në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjithashtu Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke pritur si dhe duke iu dhënë një strehim të sigurt afganëve në rrezik.
 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë ndërsa ju forconi institucionet tuaja demokratike, përmbushni reformat e rëndësishme në sektorin e drejtësisë, luftoni korrupsionin për të siguruar një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj, si dhe teksa ndiqni të ardhmen tuaj europiane.

Marrëdhënia jonë dypalëshe në rritje të tregtisë dhe investimeve, sidomos në sektorin e rëndësishëm energjetik, është kyçe për rimëkëmbjen e Shqipërisë si dhe për thellimin e partneritetit tonë.
 
Dëshiroj t’i uroj popullit shqiptar, edhe në emër të të gjithë amerikanëve, një Ditë të paqtë të Pavarësisë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare ta quajnë Shqipërinë një vend mik, partner dhe aleat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy