
Në diskutimet e emisionit “Të Paekspozuarit", në MCN Tv, lidhur me faktin nëse duhet të dorëhiqet pse jo Lulzim Basha nga kreu i PD-së, gazetari Arian Çani, shprehu mendimin se nëse Basha nuk ikën, ka një mënyrë tjetër, përmes Gjykatës.
Sipas tij, Basha mban godinën dhe siglën, dhe sipas tij, nuk do ia lë godinën as përkrahësve të tij.
Sipas Çanit, ai nuk mund të lërë godinën e Partisë Demokratike, e cila është mjaft e vlefshme si pronë në tregun e pasurive të pajuatshme.
Duhet të vetëdijesohemi se sot nuk po flasim për PD e para 6 marsit, po po flitet për një PD tjetër.
Unë them, gjithë këta deputetë që kërkojnë kokën e Bashës, ata e duan sepse Lul Basha ka siglën e PD, që ka edhe godinën.
Pse t’ja lërë atë godinë Enkelejd Alibeajt, Grida Dumës, Tabakut? , por nëse Basha nuk ikën, ka një mënyrë që ta heqin, është Gjykata, ajo do ti thotë dil nga shtëpia. Po ta marrin këta godinën, ju mendoni se do të fitojmë më shumë sesa Berisha në zgjedhjet tjera, atëherë e kuptoni që jemi jashtë loje. Këtu bëhet fjalë, që ka deputetë që nuk duan as Berishën.



