Raundi i ri i bisedimeve/ Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen nesër në Bruksel

Raundi i ri i bisedimeve/ Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen nesër në Bruksel

Një raund i ri i dialogut Kosovë-Serbi i nivelit të lartë politik zhvillohet nesër në Bruksel i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që synon normalizimin  e raporteve ndërmjet dy vendeve.

 

Drupal Ad

 

 

 

BE ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Pas një periudhe të gjatë ngërçi dhe raporteve tejet të tensionuara Kosovë-Serbi, takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e  Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ndërmjetëson, shefi në largim i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe i ngarkuari  po ashtu në largim i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak.

Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët, pasuar më pas nga një takim i përbashkët trepalësh.

Takimet do të analizojnë atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara.

Takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçicit është konfirmuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, megjithatë ende nuk janë dhënë detaje rreth agjendës të takimin trepalësh.

Po ashtu, pritet që së shpejti të publikohet vendimi përfundimtar i BE-së, lidhur me masat ndaj Kosovës. Pasi vendet anëtare janë pajtuar që t’i hiqen gradualisht masat Kosovës.

Ndërkohë sipas zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, fokusi kryesor i takimit do të jetë zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, Aneksi për zbatimin e saj dhe rruga përpara..

Marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve e cila u arrit vitin e shkuar, nuk është nënshkruar nga palët, por zyrtarë të BE-së disa herë e kanë përsëritur se ligjërisht kjo marrëveshje është e obligueshme për Kosovën dhe Serbinë. Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore.

Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçic, për herë të fundit janë takuar me 14 shtator të vitit 2023, ku diskutuan për zbatimin e marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy