Masa anti-Covid dhe fjalimi i Recep Tayyip Erdoğan, ç'do të ndodhë në Parlamentin e të hënës

Masa anti-Covid dhe fjalimi i Recep Tayyip Erdoğan, ç'do të ndodhë në Parlamentin e të hënës

Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar këtë të shtunë mbi zhvillimet që do të ketë seancën e parë Parlamentare. Një njoftimin për media, thuhet se seanca e parë plenare e sesionit të ri të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 17.01.2022, ora 16:00. (Urdhër nr. 2, datë 14.01.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)

Në orën 17:00, seancën do ta përshëndesë Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Mbështetur në vendimin e Konferencës së Kryetarëve të datës 12 tetor 2021, gazetarët dhe operatorët mund të ndjekin e transmetojnë punimet e seancës plenare nga galeria e sipërme e sallës së seancave. Operatorët mund të marrin plane me kamerat e tyre në fillimin e seancës plenare, për një periudhë kohore deri në 5 minuta nga hapja e seancës.

Pas marrjes së planeve, operatorët do të shoqerohen nga punonjesit e Zyrës së Shtypit në ambjentet e jashtme, ndërsa gazetarët mund të qëndrojnë në galeri gjatë gjithë kohëzgjatjes së seancës plenare.

Ju lutem, mbani parasysh që, në respekt të akteve normative të mbrojtjes nga pandemia Covid-19, gazetarët dhe kameramanët, të cilët ndjekin seancën, duhet të paraqesin çertifikatën e vaksinimit ose testin negativ, përpara zhvillimit të seancës. Çertifikata ose testi do t’i dorëzohen punonjësit të Zyrës së Shtypit në hyrjen e sallës së seancave.

Kujtojmë që Presidenti i Turqisë do të vizitojë vendin tonë më 17 janar, ndërsa fillimisht ai do të jetë pjesë e ceremonisë në banesat e ndërtuara në Laç, të dëmtuara më herët nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Policia e Shtetit njoftoi pasditen e së shtunës masat e marra për mbarëvajtjen e kësaj visite, ku në disa akse është ndaluar qarkullimi i kamionëve apo dhe mjeteve të tjera. Policia bëri apel që këto mjete të përdorin rrugët dytësore për të shkuar në destinacion.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy