
Situata e krijuar së fundmi në Partinë Demokratike ka vënë përballë një debati analistin Arjan Çani dhe deputeten Grida Duman ë emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
Çani i tha Dumës, se të gjithë personat që u rreshtuan me Bashën dhe lejuan përjashtimin e Berishës si një vendim personal të Bashës, "janë bashkëfajtor".
Rreshtohuni të gjithë me më të fortin. Këtë duhet të bëni. Vetëm raporti i forcave vlen në botë. Të tjera janë për të gënjyer njerëzit. Jeni të gjithë bashkëfajtorë. Përse lejuat ju të përjashtohej Berisha më një telefon? Jeni bashkëfajtorë! Ça' ishit ju, kukulla ishit ju?
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Dumës e cila u shpreh se ka folur gjithmonë për lista të hapura, ndërsa theksoi dhe njëherë se ngërçi është krijuar nga konflikti Basha-Berisha.
Mua më thua kukull ti? Unë kam folur për lista të hapura. Unë i kam bërë sakrificat e mia. Mua nuk më intereson të jem deputete e një partie që ka vajtur 6%. Ti thua bëni zgjedhje me një parti që ka vajtur 30% i vetvetes. Ngërçi është krijuar nga konflikti Basha-Berisha. Basha dhe Berisha ishin të shkrirë me njëri- tjetrin.



