
Gjatë vizitës së tij në Kroaci, presidenti Ilir Meta, midis temave të diskutimit, ka folur me homologen e tij kroate Kolinda Grabar-Kitarović edhe për çështjen e Ismail Morinës.
I njohur si Ballisti, i riu shqiptar është ndaluar nga autoritetet kroate në bazë të një urdhër-arresti nga Serbia në lidhje me hedhjen e dronit me flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin "Partizani" të Beogradit në ndeshjen Shqipëri-Serbi në tetor të vitit 2014.
Meta dhe Kitarovic kanë diskutuar për Morinën për të gjetur një zgjidhje për këtë rast.
Pavarësisht disa proceseve gjyqësore në Kroaci në favor të ekstradimit të Morinës, ky i fundit nuk është ekstraduar ende.



