Shtohet numri i barrikadave në Veri/ Serbët bllokojnë hyrjen në Zveçan

Shtohet numri i barrikadave në Veri/ Serbët bllokojnë hyrjen në Zveçan

Që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, situata e sigurisë në atë zonë vazhdon të jetë e njëjtë. Dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale.

Policia konfirmoi sot se gjatë natës ka vazhduar vendosja edhe e një barrikade të re, në lagjen “Berxhane” që shpie për në Zveçan.

Policia thotë se kjo edhe pengon edhe më tej lirinë e lëvizjes edhe në rrugët alternative, e që po vështirëson akoma më shumë jetën e qytetarëve në veri të vendit.

Ndonëse barrikadimi i serbëve ka hyrë në ditën e tetë të tij, zgjidhja e këtij ngërçi nuk duket në sfond.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se “institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”.

Në anën tjetër, KFOR-i, përmes një komunikate për media është shprehur i bindur se ka kapacitete të plotë, përfshirë personel, që të ofrojë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitet në gjithë Kosovën, nën mandatin e bazuar në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244 të vitit 1999.

Ndryshe kryeministri Albin Kurti, kishte njoftuar se po pret nga KFOR-i që të bëjë heqjen e barrikadave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy