Akuzat për shqiptarët në Britani/ Hasani: Deklarata e Ramës u mor jashtë kontekstit. Farage, një politikan me urrejtje ndaj emigrantëve (VIDEO)

Akuzat për shqiptarët në Britani/ Hasani: Deklarata e Ramës u mor jashtë kontekstit. Farage, një politikan me urrejtje ndaj emigrantëve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar deputetin britanik dhe reformatorin e Brexit-it, Nigel Farage, lidhur me deklaratat e këtij të fundit se shqiptarët në Britaninë e Madhe janë aktorët kryesorë të kriminalitetit, duke pretenduar se 1 në 50 prej tyre në territorin britanik janë në burg.

Naim Hasani, avokat në Londër, lidhur me këtë çështje, u shpreh në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, se deklarata e Ramës ka shkaktuar polemika dhe është marrë jashtë kontekstit.

Debati mes Kryeministrit shqiptar dhe politikanit Nigel Farage nisi pas një deklarate të Ramës, i cili e kishte konsideruar Britaninë si një "qosh të errët të Evropës".

Rama e kishte bërë këtë koment në lidhje me Brexit-in dhe vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Hasani shpjegon se, ndërkohë që deklarata e Ramës ka ngjallur polemika, ajo është marrë jashtë kontekstit.

Britania është një nga vendet më të zhvilluara në sistemin e drejtësisë dhe zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, dhe se Rama e di mirë këtë.

Avokati Hasani thekson gjithashtu se figura e Nigel Farage është e ndërtuar mbi urrejtje ndaj të huajve dhe emigrantëve, dhe ai njihet për deklarata ekstreme. 

Farage është një politikan i ekstremit të djathtë, i cili ka bërë gjithçka që Britania të dalë nga Bashkimi Evropian, duke e cilësuar BE-në si një "kolonizator" të Britanisë. 

Ai ka ndërtuar karrierën e tij me deklarata bombastike dhe urrejtje ndaj emigrantëve, sidomos ndaj qytetarëve të BE-së.

Deklarata e Ramës ka nxitur reagimin e Farage, një politikan me pikëpamje raciste dhe me një retorikë të ekstremit të djathtë. 

Kjo deklaratë është e papranueshme dhe të dënueshme deklaratën e Farage se “një në 50 shqiptarë janë kriminalë”. 

Ky është një koment jashtë çdo konteksti dhe i pavërtetë, i cili nuk ka asnjë bazë faktike dhe është i dënueshëm në çdo rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy