
Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani është thirrur mbrëmbjen e së martës, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për ngjarjen e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës, lidhur me vrasjen e minoritarit Konstandinos Kacifas.
Ambasadores Sourani iu komunikua qëndrimi i autoriteteve shqiptare lidhur me çështjen në fjalë. Gjatë takimit në ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ambasadës greke në Tiranë me anë të përfaqësues Eleni Sourani i’u theksua se ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria Shqiptare, pasi sipas ministrisë së punëve të jashtme shqiptare, organi i akuzës është autoriteti i vetëm që në bazë të kushtetutës dhe legjislacionit penal shqiptar kryen hetim të pavarur, për çdo vepër penale që ndodh në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë edhe njëherë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsëriti thirrjen për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të kësaj çështje, duke siguruar se Shqipëria është vend i sigurtë dhe i qetë për të gjithë shtetasit e saj pa asnjë dallim, përfshirë ata me kombësi greke.



