Diskutimi për hapjen e basteve, Meta: Rikthim për interesat e familjes së Ramës

Diskutimi për hapjen e basteve, Meta: Rikthim për interesat e familjes së Ramës

Rikthim për interesat e familjes së Kryeministrit Edi Rama. Kështu e cilësoi kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, diskutimin e sotëm me praninë e Kryeministrit, për hapjen e basteve online.

Teksa publikoi një video nga një deklaratë e Ramës, i cili shprehej se bastet nuk i lejon as Kurani, Meta dha edhe shpjegimin përkatës.

Treguesi i koherencës së jashtëzakonshme, të një delenxhiu i cili me shqetësimin gjoja për të ruajtur fëmijët nga këto aktivitete kriminale dhe shoqërinë tonë vendosi mbylljen atëherë dhe tani gjen gjoja një alibi, sikur ka hallin të ndihmojë sportin.

Se kush e ka penguar këtë të ndihmojë sportin, kur harxhon miliona me inceneratorët, këtë e kuptojmë. Por është thjesht përpjekja për të vendosur monopolin e klientelës së tij edhe sa i takon lojërave të fatit.

Dihet që ky është kaq aventurier se mund të luajë me bixhoz dhe të vërë në baste të ardhmen e një vendi të tërë. Tani për interesa të familjes së tij dhe njerëzve të tij do ta kthejë sërish.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy