Pas Lu edhe ambasadori italian bën thirrje që grupet e mëdha kriminale të dalin para drejtësisë

Pas Lu edhe ambasadori italian bën thirrje që grupet e mëdha kriminale të dalin para drejtësisë

Ambasadori italian Alberto Kutilo beson se ajo që duhet përmirësuar shpejt në Shqipëri është lufta ndaj grupeve të mëdha kriminale dhe nxjerrja e tyre para Drejtësisë.

Pas deklaratave të Ambasadorit Amerikan Donald Lu, edhe Kutijo theksoi nga Korça se kjo gjë deri më tani nuk ka ndodhur. 

"Italia dhe Shqipëria tashme bashkëpunojnë prej shumë vitesh në luftën kundër krimit te organizuar, jo vetëm me Shqipërinë por me të gjithë vendet e botes dhe sigurisht edhe Evropës. Bashkëpunimi është i mirë, ka rezultate te mira psh në luftën kundër kultivimit te kanabisit por mundet dhe duhet bërë më shumë.  Ajo që besoj se duhet te përmirësohet ne Shqipëri është lufta ndaj grupeve të mëdha kriminale dhe mbi te gjitha me pas pasi këta grupe te dalin para drejtësisë duhet te gjykohen dhe nëse janë fajtorë të dënohen. Kjo deri tani nuk ka ndodhur", deklaroi Kutilo.

Ambasadori Kutilo ka folur edhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, duke theksuar se Shqipëria e di se për të hapur bisedimet për hyrjen ne BE duhet te beje përparime ne 5 fusha kryesore. Ajo po bën përparime por disa vende në veçanti kërkojnë që të bëjë edhe m shumë.

Këto deklarata ambasadori italian i bëri pas një takimi në Bashkinë e Korçës gjatë një takimi me kryebashkiakun Sotiraq Filo ku është biseduar për projekte të përbashkëta në arsim dhe në rikonstruksionin e shkollave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy