Thoni është i korruptuar Rama, Basha, Meta dhe nuk thoni asnjë fjalë për Berishën? Përgjigjet Topalli

Thoni është i korruptuar Rama, Basha, Meta dhe nuk thoni asnjë fjalë për Berishën? Përgjigjet Topalli

Jozefina Topalli është përballur mbrëmjen e sotme me analistët në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Teksa akuzoi për korrupsion, Ramën, Metën dhe Bashën, analistët pyetën Topallin edhe për Berishën i cili kandidon për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Topalli u përgjigj duke thënë se “Legjislativi është i ndarë nga Ekzekutivi dhe paratë janë te Ekzekutivi, tek qeveria. Sot është kryeministër Rama”.

Pjesë nga intervista:

Topalli: Mund të ndodhin shumë shpejt zgjedhjet e tjera.

Curri: Ju e keni me Lulin?

Topalli: Unë e kam me korrupsionin. Me korrupsionin e Ramës, Bashës dhe Metës.

Curri: Pse sot është ky korrupsion?

Topalli: Po ka qenë, por tashmë është bërë më i madh.

Rakipi: Ti e ke njohur korrupsionin, por se ke thënë asnjëherë.

Topalli: Ku e di t’i çfarë kam thënë unë?

Rakipi: Publikisht nuk e keni thënë. Keni folur për Rrugën e Kombit?

Topalli: Jo nuk kam folur.

Rakipi: Ti po e thua tani?

Curri: Po të futesh sërish në PD prapë nuk do flasësh...

Topalli: Të flasim për Ndryshim?

Curri: Nuk i njohim, nxirri.

Topalli: Ata janë të pakorruptuar, ky vend nuk bëhet me të korruptuar. Ndryshimi do ndodhë kur vendin ta marrin të pakorruptuarit.

Rakipi: Ti po kandidon si parti më vete. Ju thoni është i korruptuar Rama, Basha, Meta për Berishën nuk thoni asnjë fjalë.

Topalli: Kush është sot në pushtet? Pushteti i opozitës është pushtet i madh shumë.

Curri: Berisha është kandidat për deputet, si i tillë e konsideroni të korruptuar?

Topalli: Legjislativi është i ndarë nga ekzekutivi dhe paratë janë te ekzekutivi, tek qeveria. Sot është kryeministër Rama. Ne po flasim për zgjedhje dhe kandidatë janë tre persona.

Curri: Pse deputetët mund të futen të korruptuar?

Zheji: Ju thoni ata janë të korruptuar dhe unë jo, kjo është një mënyrë e vjetër. O i fajëson të gjithë o asnjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy