Ish-kryeministri, Fatos Nano është rikthyer sërish në vëmendjen politike, pas takimit kokë më kokë të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.
Ky takim ka ngjallur mjaft kureshtje, edhe lidhur mbi temat që mund të jenë diskutuar mes dy figurave të shquara të PS-së.
Për këtë takim, ka reaguar edhe këshilltari i Fatos Nanos në kohën kur ky ishte kryeministër, Ylli Dylgjeri.
Këtë shprehje kreu u qeverisë e ka përdorur në Parlament disa herë, frazë e cila u përsërit edhe nga ish-kryeministri Fatos Nano ditën e djeshme pas takimit me kreun e PS-së, Edi Rama, shkruan Balkan Web.
Nuk dihet se për çfarë e ka përsëritur këtë frazë edhe ish-këshilltari i Nanos, por mbeten për t’u parë zhvillimet politike në ditët në vijim.



