Arrestimet në ministrinë e financave, Kikia: Proces i iniciuar për të vjedhur, askush nuk i frikësohet ligjit

Arrestimet në ministrinë e financave, Kikia: Proces i iniciuar për të vjedhur, askush nuk i frikësohet ligjit

Gazetari Mentor Kikia në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me arrestimet e bëra në ministrinë e Financave për të cilën u shpreh se kronologjia e ngjarjes nuk lë hapësirë për dyshime. Ai tha se ky është një proces i iniciuar për të vjedhur dhe se sekretari i përgjithshëm ka qenë në dijeni të mbylljes së procesit.

Sipas tij, gjithçka është e organizuar dhe nuk është lapsus administrativ, por problemi është se askush nuk i frikësohet ligjit.

Kronologjia e ngjarjes lë pak shanse për të kuptuar se është një lapsus administrativ por qartësisht dhe pse fjalën e fundit e thotë gjykata dhe prokuroria duket se është një ngjarje e mirëmenduar. Një person që posedonte një pronë të marrë nga shteti është i detyruar ta kthejë dhe merr pas paratë për atë që kishte shpenzuar. Për shkak të rivlerësimit të pronave e rivlerëson  atë pronë që kishte në proces dhe merr paratë me kursin e ri të kohës dhe mbyllet ky proces. Një ditë të bukur një përmbarues bën një rivlerësim dhe duhet tashmë që ky person të marrë dhe disa para të tjera dhe kështu fillon lëvrimi i parave. Pra është një proces i mirëmenduar me qëllim për të vjedhur ca para. Drejtoresha financave ajo që praktikisht ka çelësin e arkës së shtetit, i dërgon një memo sekretarit të përgjithshëm që ky proces është mbyllur një herë, kështu që ky i fundit është në dijeni, prandaj them se duket një ngjarje e organizuar dhe gjërat janë shumë trashë, pra njerëzit që i kanë bërë këto punë s’kanë pasur frikë sepse një njeri që përpiqet të vjedh maskon operacionin, kurse këtu është mungesa e frikës nga ligji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy