“CEZ-DIA”, Berisha: Gjah shtrigash që bën Rama, veprim mirëfilli politik

“CEZ-DIA”, Berisha: Gjah shtrigash që bën Rama, veprim mirëfilli politik

Në komunikimin e sotëm për mediat, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se për çështjen “CEZ-DIA”, nuk ka pasur asnjë dijeni për brendinë e saj dhe se diçka e tillë është e faktuar.

CEZ-DIA, siç e dini ju, është një çështje e hetuar gjerësisht. Është një çështje në të cilën janë burgosur, kanë bërë burg dhe kanë dalë nga burgu persona të implikuar në këtë çështje.

Tani, që të mendoj se nuk ka politikë këtu, unë naiv nuk jam. Nuk jam naiv sepse dosja e "CEZ-DIA" kishte dalë në dritë, ishte bërë edhe procesi gjyqësor, kur Edi Rama e propozoi dhe e votoi Ilir Metën për President.

Ndaj dhe çdo njeri, jo unë që jam në opozitë, ka të drejtën e ligjshme të vlerësojë këtë si një veprim të mirëfilltë politik.

Berisha shtoi se nëse dokumentet faktonin se Ilir Meta ka bërë një veprim të gabuar, nuk gjykon se dosja hetohej pa të, të dënohej tjetri me burg dhe Meta të bëhej President.

A mund të besoj unë gjë tjetër? As unë dhe asnjë njeri. Ky është një gjah shtrigash që bën Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy