Tarifa e Rrugës së Kombit, ministri i Infrastrukturës në Kosovë thërret ambasadorin e Shqipërisë

Tarifa e Rrugës së Kombit, ministri i Infrastrukturës në Kosovë thërret ambasadorin e Shqipërisë

Tarifa e Rrugës së Kombit vijon të kundërshtohet edhe nga autoritetet e Kosovës. Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë diskutuar për taksën në “Rrugën e Kombit”.

Lekaj e ka ripërsëritur se taksa është e lartë dhe institucionet kosovare nuk pajtohen me këtë çmim.

“Në takim me ambasadorin Qemal Minxhozi diskutuam zhvillimet e fundit në dy vendet tona, me theks të veçantë për çështjen e taksës rrugore për të cilën e ritheksova papajtueshmërinë tonë me çmimin dhe mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare, që është ‘Rruga e Kombit’. Po ashtu e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri, dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër. Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë.Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithëmbarshëm”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy