Meta: Paralajmërimi i BERZH tregon krizën e thellë ekonomike

Meta: Paralajmërimi i BERZH tregon krizën e thellë ekonomike

Paralajmërimet e fundit të BERZH dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare për ulje ekonomike të Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta i shikon jo vetëm shqetësuese në një plan afatshkurtër, por sipas tij  tregojnë krizën e thellë strukturore të ekonomisë sonë.

Në një reagim, Kreu i Shtetit kërkon që të rishikohet modeli ekonomik për të tejkaluar këtë krizë.

"Ndaj duhet të punohet seriozisht për të mbështetur aktivitetet ekonomike aktuale, por dhe të mendohet për të tejkaluar krizën strukturore duke rishikuar modelin ekonomik.

Modeli ekonomik duhet të mbështetet në diversifikimin e ekonomisë për të ulur riskun e krizave dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm", shprehet Presidenti Meta.

Presidenti kërkon që të punohet për të shfrytëzuar kapacitetet potenciale të vendit tonë për të rritur prodhimin e energjisë, për të rritur vlerën e burimeve minerale dhe natyrore nëpërmjet përpunimit të tyre, për të rritur prodhimin industrial dhe për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe atë agro-industrial.

"Zgjerimi i kapaciteteve portuale, i rrjetit të transportit, si dhe i transmetimit të energjisë është potencialisht një mundësi tjetër për të shfrytëzuar avantazhin tonë gjeografik rajonal", mbyll reagimin Presidenti Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy