Shkëputja e republikës Srpska/ Milo: Retorikë politike e Beogradit, do disekuilibronte raportet në rajon

Shkëputja e republikës Srpska/ Milo: Retorikë politike e Beogradit, do disekuilibronte raportet në rajon

Ish-ministri i jashtëm Paskal Milo në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar paralajmërimin e Beogradit për shkëputjen e Republikës Srpaka për të cilën u shpreh se kjo është në kuadrin e retorikës dhe se nuk është hera e parë që Beogradi zyrtar jep të tilla mesazhe.

Ai tha se shkëputja e Republikës Srpaka do të disekuilibronte raportet në rajon, ndërsa lidhur ëme dialogun sipas tij për momentin nuk pritet të ketë një rifillim pasi e gjithë vëmendja e ndërkombëtarëve është e përqendruar te zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Besoj se është në kuadrin e retorikës. Nuk është hera e parë që Beogradi jep mesazhe të kësaj natyre që më tepër janë një presion që i bëhet komunitetit ndërkombëtar me qëllim që ata të tolerojnë veprimet serbe. Është më tepër një taktikë politike që bënë Beogradi lidhur me zhvillimet e fundit.

Sa i përket deklaratave të Kurtit tani për tani nuk mund të bëjë asnjë lëvizje në planin ndërkombëtar apo rajonal apo në kuadër të dialogut me Serbinë sepse ndodhet në prag të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë dhe vëmendja është aty dhe politika e jashtme tashmë është vënë në funksion të këtyre zgjedhjeve. Nuk pritet të ketë rifillim dialogu në këtë periudhë.

Ata flasin gjithmonë për ndarje, nuk mund të ndodhë në rrethanat aktuale sepse kjo do të disekulibronte gjithë raportet etnike që janë krijuar në rajon. Kjo do varet shumë nga dy faktorë e para fati i luftës në Ukrainë dhe e dyta si do të sillet administrata e re e Shtëpisë së Bardhë.

I pyetur se vitin e kaluar u kalua fondi për hapjen e ambasadës sonë në Sarajevë dhe ende nuk është bërë gjë, Milo tha se në 30 vite ambasadat respektive janë hapur dhe mbyllur disa herë.

Për fat të keq kjo është një histori e vjetër sepse gjatë këtyre 30 vjetëve kur është është hapur ambasada e parë shqiptare në Sarajevë dhe ajo e Bosnjës në Tiranë këto ambasada janë hapur dhe mbyllur disa herë në përputhje me interesat por dhe me disa objektiva afatshkurtra që kanë pasur qeveritë në Tiranë por dhe në Sarajevë. Hapja e një ambasade është në kuadër të politikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy