Replikat e kryeministrit Rama me ish-kryeministrin Berisha janë pasuar me tension në Kuvend. Ndërsa në foltore fliste kryeministri Rama, deputeti demokrat, Flamur Noka, u ngrit nga vendi dhe iu afrua foltores.
“Nga cili pyll e keni sjellë këtë? Kush është ky, ku e ke gjetur Sali?”, tha Rama.
Ndërsa përgjigja e Nokës pa mikrofon ishte fyese.
Kjo e detyroi kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi, që pas disa paralajmërimeve të vendoste përjashtimin e Nokës nga seanca.
“Për përdorimin e fjalëve ofenduese të përjashtoj nga seanca”, tha Ruçi, duke njoftuar ndërprerjen e seancës.



