Ristani: Basha një humbës, të largohet nga PD

Ristani: Basha një humbës, të largohet nga PD

Arben Ristani, anëtar i këshillit kombëtar të PD-së, thotë se kryetari aktual e ka zhytyr partinë dhe për këtë arsye duhet të largohet. Sipas ish-sekretarit të përgjithshëm të partisë Basha është vetëm një humbës dhe fitoren e ka provuar vetëm në një rast, por edhe atëhere nuk ishte meritë e tij.

“Le ta nisim analizën por nuk ecet kështu. Vijnë zgjedhjet lokale dhe kam frikë se do humbasim prapë. më duket i nxituar dhe i shpejtë ky proçes. Më duket si projektuar për të mbaruar punë shpejtë e shpejtë.

Me këtë mënyrë drejtimi do humbasim prapë. PD duhet të bëhet demokratike. Rama nuk mundet me të njëjtin model.

Mundet vetëm me modelin e demokratit, duke i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe duke i frymëzuar ata.

Mund ta duartrokasim sa të duam kryetarin apo atë që mbështet kryetarin por dhe 4 vjet të tjera jemi në opozitë. Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot. 

Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. 

Kryetari ka thënë se "po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. 

Ke humbur tre herë dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove,”-u shpreh Ristani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy