Mercenarë nga Kosova në Ukrainë? Gërvalla i reagon Putinit: Propagandues, kriminel lufte

Mercenarë nga Kosova në Ukrainë? Gërvalla i reagon Putinit: Propagandues, kriminel lufte

Kryediplomatja e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, i është kundërpërgjigjur presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pasi ky i fundit ka thënë se në Ukrainë “janë duke luftuar edhe mercenarë nga Kosova”.

Gërvalla-Schwarz ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se një deklaratë e tillë është përpjekje e Putinit për të zhvendosur vëmendjen përmes propagandës për luftën dhe gjenocidin që Rusia po e bën në Ukrainë.

Kryediplomatja kosovare ka thënë se Putini është një kriminel lufte dhe se po e bën lojën e njëjtë që kishte bërë Sllobodan Millosheviqi e Aleksander Vuçiçi.

Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë nga lufta dhe gjenocidi i tij kundër Ukrainës duke bërë luftë propagandistike. Ai po gënjen, përsëri. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviçi te Vuçiç. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy