Kurti planifikon dy ekipe për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti planifikon dy ekipe për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij të sotme në Prizren, ka folur ndër tjera edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

I pyetur rreth kësaj çështjeje nga gazetarët, Kurti ka thënë se me këshilltarët politikë kanë bërë një plan për dialogun e ardhshëm me Serbinë dhe se i duhen dy ekipe krahas njëra-tjetrës.

Ekipi i parë politik përfaqësues, i përbërë nga kryeministri, presidenti, kryeparlamentarja dhe nga një anëtar i shtatë partive politike, pra do të jetë ekip dhjetëanëtarësh. E në anë tjetër një ekip ekspertësh i fushave të ndryshme. Jam në përgatitje të formimit të një ekipi të tillë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ekipi i dytë varet prej tij, e i pari nga gatishmëria e tjerëve. Edhe dje kryeminsitri në detyrë Kurti e ka njoftuar të dërguarin të porsaemëruar të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, sllovakun Miroslav Lajçak se Kushtetuta e obligon atë, si kryetar i Qeverisë, që ta themelojë dhe udhëheqë ekipin negociator.

Në letrën dërguar Lajçakut, kryeministri në detyrë ia ka shpalosur atij planet për themelimin e një ekipi gjithpërfshirës, në të cilin, përpos Kurtit si udhëheqës, anëtarë të tjerë do të ishin: presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ashtu si edhe përfaqësues të partive politike të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy