Begaj me ambasadorët e OSBE: Të përmbushet në kohë reforma zgjedhore, të përfshihet vota e emigrantëve

Begaj me ambasadorët e OSBE: Të përmbushet në kohë reforma zgjedhore, të përfshihet vota e emigrantëve

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në OSBE, ambasadoren gjermane, Susanne Schutz, ambasadorin britanik Neil Holland, ambasadoren e Francës, Fatene Benhabyles-foeth, ambasadorin italian, Stefano Baldi dhe zëvendës ambasadoren amerikane, Katherine Brucker.

Kreu i shtetit vlerësoi se takime të tilla mbeten të rëndësishme për të garantuar një bashkërendim më të mirë lidhur me angazhimet e OSBE-së në vendin tonë dhe ecurinë e reformave në fushën e drejtësisë, shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duke vlerësuar rolin dhe angazhimin e deritanishëm të OSBE-së në vendin tonë, Presidenti i Republikës nënvizoi se ky kontribut, bazuar në ekspertizën e veçantë të organizatës, shkon në linjë me prioritet e Shqipërisë, ku integrimi në BE mbetet një objektiv strategjik.

Begaj informoi ambasadorët e QUINT-it për avancimin e reformave në vendin tonë, me theks ndaj asaj zgjedhore dhe të drejtësisë, duke rikonfirmuar mbështetjen ndaj reformës në drejtësi, si dhe ndaj institucioneve të përfshira në të.

Presidenti risolli në vëmendje mesazhin drejtuar palëve politike në parlament për ngritjen e ligjvënësve në nivelin e kërkuar, si dhe përmbushjen në kohë të një reforme zgjedhore që garanton proces të pakontestueshëm, përfshirë edhe votimin e emigrantëve.

Po ashtu, Presidenti Begaj nënvizoi se kthimi i normalitetit të punës në parlament mbetet i rëndësishëm për përmbushjen në kohë të angazhimeve në fushën e reformave dhe integrimit në BE.

Në kuadër të kontributeve të vendit tonë në zhvillimet globale dhe rajonale, në takim u nënvizua roli i Shqipërisë si Kryetare e OSBE-së në vitin 2020, si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe tashmë si anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

 Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajon, ku bashkëbiseduesit vlerësuan rolin konstruktiv, të moderuar dhe qartësisht të orientuar ndaj të ardhmes evropiane. Kjo politikë ndihmon jo vetëm Shqipërinë, por mbetet një faktor i rëndësishëm për forcimin e paqes, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy