Daci: Kemi një politikë kleptomane, prej 35 vitesh vjedhin njeri tjetrin (VIDEO)

Daci: Kemi një politikë kleptomane, prej 35 vitesh vjedhin njeri tjetrin (VIDEO)

Politologu Alban Daci, për nisjen e rinumërimit të votave të 11 majit, e sheh si problem të kodit zgjedhor, si dhe në vazhdën e politikës kleptomanë.

Ai tha për “MCN Live” se prej 35 vitesh palët politike vjedhin njëra tjetrën.

Pse duhet të bënin këtë kod zgjedhor që në fakt favorizon vetëm partinë që fiton zgjedhjet? Rregullat e lojës dhe realiteti politik nuk e nxirrte fituese Partinë Demokratike dhe për këtë arsye PD po paguan atë që ka mbjellë. 

Nëse zgjedhjet janë vjedhur dhe kanë pasur probleme ata kanë 35 vjet që vjedhin njeri tjetrin. Kemi një politikë që sikur të gjithë të jenë hajdutë kanë hipur në një autobus dhe nga frika se mos vjedhin njeri tjetrin mbajnë duart në xhepa. Kemi një politikë kleptomane. 

Ne jemi kthyer në qytetarë të marrë peng që nuk kemi asnjë lloj protagonizmi as në politikë as në shoqëri. 

Asnjëri nuk ka prioritet qeverisjen e vendit dhe afrimin e një alternative. Po nuk u largua kjo klasë politike, kjo do të ndodhë. 

Kjo Parti Demokratike nuk ka pasur numërues të komisioni zgjedhor. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy